Telegrafi

City mposht thellë Fulhamin dhe kalon tutje në Kupën FA

Man City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 4-0 përballjen ndaj Fulhamit në 1/16-tën e Kupës FA, duke u kualifikuar në raundin tjetër.

Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar me lehtësi në shtëpi ndaj Fulhamit duke kaluar në raundin e 1/8-tës në Kupën FA.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta, arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm tetë minutave lojë dhe ishte Ilkay Gundodan, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0.

Në minutën e 19-të të ndeshjes në skenë u shfaq Bernardo Silva që shënoi pas asistimit të Phil Foden duke e quar Cityn në pushim me epërsi 2-0.

Edhe pjesa e dytë, foli e gjitha në të mirë të Qytetarëve, të cilët menaxhuan lojën, patën posedimin, krijuan raste dhe shënuan edhe dy gola tjerë.

Gabriel Jesus shënoi në minutën e 73-të për 3-0, ndërsa në minutën e 78-të vulosi rezultatin përfundimtar 4-0.

Kundërshtari i Cityt në raundin tjetër nuk dihet, pasi do të hidhet përsëri shorti për t’i mësuar çiftet e 1/8-tës. /Telegrafi/

https://twitter.com/le_vod/status/1221424392384712704