Telegrafi

City kryen detyrën përballë Aston Villas

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City e ka kryer detyrën në sfidën e zhvilluar në Villa Park si mysafir i Aston Villas, ku ka fituar me rezultat 2-1.

Porsa filloi takimi (‘1), John McGinn i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa Phil Foden e barazoi rezultatin në minutën e 22-të falë asistimit nga Bernardo Silva.

Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, Rodri pranoi një top po nga Silva dhe shënoi për epërsinë e Citizens.

(Foto: Twitter/Manchester City)

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 44 pas përjashtimit të John Stones me karton të kuq.

Numri i lojtarëve në fushë u barazua në gjysmën e dytë (57’), kur Matty Cash mori dy kartonë të verdhë brenda tri minutash dhe u përjashtua.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Me këtë fitore, Manchester City ngritet në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se përcjellësi i parë, Manchester United, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Aston Villa mbetet në mes të tabelës, pa ndonjë objektiv, pasi ndodhet larg zonës evropiane dhe larg zonës së rrezikut. /Telegrafi/