Telegrafi

City kërkon të rimarrë kreun përballë West Hamit – formacionet zyrtare

Në Etihad Stadium zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e 28-të në Ligën Premier, ndërmjet Manchester Cityt dhe West Ham Unitedit.

Citizens që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, janë dy pikë prapa Arsenalit në garën për titull, mirëpo kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

West Hami është duke luftuar për mbijetesë, sepse ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga elita.

Nuk do të mungojë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Pep Guardiola dhe David Moyes, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi.


Formacioni startues i Manchester Cityt: Ortega; Walker, Stones, Ruben Dias, Ake; Rodri; Mahrez, Bernardo Silva, Grealish; Haaland, Julian Alvarez.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Fabianski; Coufal, Kehrer, Ogbonna, Cresswell, Emerson; Downes, Paqueta, Fornals, Bowen; Antonio.


/Telegrafi/