Telegrafi

City kërkon çerekfinalen e FA Cup në ndeshjen e dytë, eliminohet Leicesteri (Video)

Manchester City dhe Leciester City kanë hasur në vështirësi befasuese në  1/8 e FA Cup.

City barazoi ndaj Huddersfield me rezultat 0-0, kurse ‘Dhelprat’ u mundën nga Millwal me rezultat 1-0 dhe kështu u përshëndetën nga kjo garë.

Kampionët aktual të Ligës Premier humbën nga goli i Shaun Cummings në minutën e 90-të të takimit.

Vlen të theksohet se Pep Guardiola kishte futur disa nga lojtarët më të mirë në fushë, por kjo nuk ia solli fitoren. /Telegrafi/