Leroy Sane është objektivi kryesor për afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi gjerman ka paralajmëruar largimin nga kampionët e Anglisë, Manchester City.
Marrëdhënia jo e mirë me Pep Guardiolan ka bërë që Sane të kërkojë largimin nga ‘Etihad Stadium’.
Kampionët e ri të Gjermanisë, Bayern Munich mbetën skuadra më e interesuar për të nënshkruar me Sanen.
Bayerni ka bërë ofertën e parë zyrtare për Sanen, duke ofruar 80 milionë euro në drejtim të Cityt.
Por kampionët e Anglisë e kanë hedhur poshtë këtë ofertë të Bayernit, duke kërkuar më shumë.
The Sun ka raportuar se City do ta lë të lirë Sanen vetëm nëse vije një ofertë mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/