Manchester City ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Dortmundit, Ilkay Gundogan raportojnë mediat angleze.
The Telehraph dhe Goal raportojnë se Të Kaltrit kanë përfunduar marrëveshjen për përfaqësuesin e Gjermanisë.
Këtë javë raportohet se ai do të arrijë marrëveshje personale dhe të zyrtarizohet lojtar i Cityt, që do të bëhej nënshkrimi i parë i Pep Guardiolas.
Gundogan ka kontratë aktualisht me Borussia Dortmundin deri në qershor të vitit 2017. /Telegrafi/