Manchester City po këmbëngul që të sjell në radhët e veta Riyad Mahrezin.
Citizens janë të interesuar për të siguruar shërbimet e mesfushorit të ish-kampionit anglez, Leicester Cityt.
Kampionët e Ligës Premier besojnë se mund ta rrëmbejnë futbollistin për 70 milionë euro.
Por, vështirë se do të arrihet një marrëveshje mes dy klubeve pasi që gjatë janarit “Dhelprat” kishin refuzuar ofertat duke kërkuar 90 milionë euro.
Një pagesë prej më shumë se 70 milionë euro do të tejkalonte rekordin e gjertanishëm të 63 milionë euro kur kishin transferuar mbrojtësin Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte.
Gjithashtu Pep Guardiola po kërkon të sjell edhe mesfushorin italian, Jorginhon.
City shpreson të sigurojë futbollistin napolitan për rreth 45 milionë funte – por gjigandët e Serie A po kërkojnë 56 milionë euro. Pritet një kompromis. /Telegrafi/