Manchester City është skuadra që më së shumti ka shpenzuar për repartin defensivë.
Kampionët në fuqi të Anglisë kanë blerë mbrojtës të shtrenjtë si John Sontes, Kyle Walker, Aymeric Laporte apo Benjamin Mendy.
Por duket se shpenzimet e mëdha për repartin defensivë nuk do të ndalen nga City.
Skuadra nga Etihad Stadium është gati të bëjë një ofertë të lartë për mbrojtësin e majtë anglez Ben Chilwell.
22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Leicesterin në kampionatin anglez, ku në 18 ndeshje ka bërë dy asistime.
Chilwell është dëshirë e madhe e Guardiolas, pasi trajneri spanjoll e ka parë nga afër yllin anglez.
Për ta afruar reprezentuesin anglez, City është gati të shpenzojë 50 milionë euro.
Kujtojmë që Chilwell sapo ka nënshkruar kontratë të re me Leicesterin deri në vitin 2024. /Telegrafi/