Jack Grealish është objektivi kryesor i Manchester Cityt për repartin ofensivë.
Sipas mediave angleze kampionët në fuqi të Ligës Premier janë gati të shpenzojnë rreth 100 milionë euro për transferimin e Grealish nga Aston Villa.
E ardhmja e anësorit mund të thotë lamtumirë për portugezin Bernardo Silva.
Gjithnjë sipas mediave angleze, Silva nuk po e sheh më vetën si të rëndësishëm në klub dhe ka kërkuar largimin.
26-vjeçari është duke shikuar opsionet tjera për të vazhduar karrierën, ku e ardhmja e tij mund të jetë në La Liga.
Atletico Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat që e pëlqejnë shumë portugezin dhe mund të tentojnë transferimin e tij.
Por në garë për të është edhe Tottenham Hotspur, që mund të kërkojë nga City ta përfshijë Bernardo Silvan në ofertën për Harry Kane.
Gjithsesi qëndrimi i portugezit në Etihad Stadium duket shumë i vështirë. /Telegrafi/