Harry Kane mund të largohet nga Tottenham Hotspur në fund të këtij edicioni.
Kapiteni nuk është i kënaqur aspak me skuadrën e tij e cila prej vitesh nuk arrin të fitojë asnjë trofe.
Kjo situatë e ka lodhur lojtarin që po i shqyrton ofertat e gjigantëve evropianë, e të cilat janë në numër të madh.
Real Madrid, Juventus, PSG, Manchester United e Manchester City janë vënë pas sulmuesit anglez.
26-vjeçari është bërë objektivi kryesor i kampionit në fuqi anglez Manchester City për repartin ofensivë.
Sergio Aguero mund të largohet në verë dhe City e sheh anglezin si zëvendësuesin adekuat të argjentinasit.
Mediat angleze kanë raportuar se skuadra e Pep Guardiolës është gati ta thyej rekordin e transferimeve në Angli për Kane.
City ka gati ofertën prej 170 milionë eurove për transferimin e Kane në Etihad Stadium.
Megjithatë mbetet të shihet nëse Spurs do të heqin dorë nga kapiteni i tyre, e që ofertat edhe nga klubet tjera nuk po mungojnë. /Telegrafi/