Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Arsenalit në Ligën Premier.
Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Goli i parë në takim ishte nga Kevin De Bruyne në minutën e 19-të dhe ishte mjaft një gol i bukur nga belgu.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Ederson shpëtoi Cityn nga një gol pas rastit nga Aaron Ramsey dhe me rezultatin 1-0 përfundoi.
Sergio Aguero shënoi nga pika e bardhë në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 65-të shënoi Alexandre Lacazette pas asistimit nga Aaron Ramsey.
Golin e fundit në takim e shënoi Gabriel Jesus pas asistimit David Silvas.
Pas kësaj fitore Man City vazhdon në vendin e parë me 31 pikë, kurse Arsenali në të gjashtin me 19 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Leicester Cityt, kurse Topçinjtë në xhiron tjetër luajnë ndaj Tottenhamit. /Telegrafi/