Manchester City ka arritur ta fitoj përballjen dramatike ndaj Evertonit me rezultat 1-3.
Citizens ishin të parët ata që kaluan në epërsi me anë të Gabirel Jesus që realizo në minutën e 24-të me asistimin që i bëri Kevin de Bruyne.
Mirëpo, epërsia e tyre nuk zgjati shumë, pasi Evertoni i barazoi shifrat me Calvert-Lewin (33’), që u shërbye mjaftë mirë nga Seamus Coleman.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa kampioni në fuqi i Ligës Premier ishte i pandalshëm në të dytën.
City arriti ta rikthente epërsinë me golin e shënuar nga Riyad Mahrez që realizoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 71-të.
Fitoren e skuadrës së Pep Guradiolës e vulosi Raheem Sterling (85’), për t’i qëndruar kështu sa më afër Liverpoolit.
Pas javës së shtatë, City gjendet në vendin e dytë me 16 pikë, katër më pak se The Reds, derisa në xhiron e tetë do të përballen me Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nO-umQvhyIY
https://www.youtube.com/watch?v=ozXxb8o9p_8
https://www.youtube.com/watch?v=iEGiJB01uVk
https://www.youtube.com/watch?v=jeHGzFl67so