Telegrafi

City fiton ndaj Brightonit dhe merr pozitën e parë në ligë, tani sytë nga Liverpooli

Raheem Sterling, Sergio Aguero dhre Bernardo Silva © (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka fituar lehtësisht ndaj Brighton & Hove Albion në Ligën Premier me rezultat 2-0.

City ishte dukshëm më i mirë dhe kjo ishte një tjetër fitore e merituar për skuadrën e Pep Guardiolas.

Golin e parë në takim erdhi nga Raheem Sterling në minutën 29-të, ndërsa shans të mirë për gol kishin edhe Bernardo Silva (33′) dhe Raheem Sterling (39′), por asnjëri nuk ia arriti.

Bernardo Silva © (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi me shansin e David Silvas në minutën e 58-të, ndërsa goli tjetër në takim u shënua nga Sergio Aguero (65′).

Pas kësaj fitore Manchester City ngjitet në pozitën e parë me 19 pikë, kurse Brightoni në vendin e 14.

Festa e Sergio Agueros te goli ndaj Brightonit © (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e ardhshme e Cityt është kundër Liverpoolit.

Brightoni në xhiron e ardhshme do të luajë kundër West Hami që në këtë javë mposhtën Manchester Unitedin. /Telegrafi/