Telegrafi

City fiton me lehtësi derbin ndaj Arsenalit

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi ndaj The Gunners pas vetëm dy minuta lojë në Emirates me anë të Kevin de Bruynes që mori një asistim perfekt nga Gabriel Jesus.

Rahemm Sterling (15’) e dyfishoi epërsinë për Cityn, derisa mesfushori belg ishte tani në rolin e asistuesit.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Parase të mbyllej pjesa e parë, De Bruyne u rikthye edhe një herë në rolin e golashënuesit, për ta shënuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për kampionin në fuqi në minutën e 40-të.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0, derisa e dytë ishte e qetë.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

45 minutëshi i dytë solli rastet të mira për gol, por që të dy skuadrat dështuan t’i konkretizonin ato.

City mund të fitonte me një rezultat edhe më të thellë, por Gabriel Jesus lëshoi disa shanse të mira, së bashku me Sterlingun.

Arsenal vs Manchester City (Foto Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pas javës së 17-të, Manchester City është në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Arsenali në të nëntin me 22 sosh.

Në xhiron e 18-të, Citizens do të kenë punë me Leicesterin, gjersa Topçinjtë do t’i shkojnë Evertonit. /Telegrafi/