Telegrafi

City është gati të paguajë 150 milionë euro për Harry Kane

Manchester City si duket është dorëzuar përballë kërkesave të Tottenham Hotspur për Harry Kane.

Kampioni në fuqi i Anglisë i është kërkuar të paguajë hiq më pak se 150 milionë euro për transferimin e sulmuesit anglez.

City dëshironte që ta përfshinte portugezin Bernardo Silva në ofertë, por Spurs këtë e kanë hedhur poshtë.

Skuadra londineze kërkon vetëm para 150 milionë euro për ta lënë të lirë kapitenin e tyre.

Sipas asaj që ka raportuar The Guardian, City është pajtuar të paguajë këtë shumë për transferimin e anglezit.

Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Kane do të bëhej anglezi më i shtrenjtë në histori.

Gjithashtu edhe do të thyhej rekordi si lojtari më i shtrenjtë që nënshkruan me një skuadër angleze. /Telegrafi/