Site icon Telegrafi

City e paguan Hartin që të largohet

Manchester City dëshiron ta largojë Joe Hartin dhe i ka bërë një ofertë për ndërprerjen e kontratës.

Portieri anglez është huazuar te Torino, pasi Pep Guardiola nuk e kishte në planet e tij.

Përkundër huazimit në Serie A, klubi anglez duhet ta paguajë pjesën më të madhe të pagës së Hart.

Lexo po ashtu Guardiola ia arrin qëllimit, largon katër lojtarë që kushtuan 100 milionë funte (Foto)

Prandaj, sipas The Sun, City është duke u përgatitur ta shesë portierin për një shumë më të ulët.

Po ashtu, ata do t’i ofrojnë anglezit nëntë milionë funte që ta ndërpresë kontratën e tij trevjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version