Site icon Telegrafi

City e Liverpool në garë për talentin Reinier

Man City dhe Liverpool kanë hyrë në garë për talentin 17-vjeçar brazilian, Reinier.

Dyshja e klubeve angleze kanë shfaqur interesimin për futbollistin e Flamengos, ku tashmë konsiderohet si një nga perspektivat më të mirë në Brazil.

Reinier aktualisht ka marrëveshje me klubin brazilian deri në dhjetor të vitit të ardhshëm dhe sipas rregullave të shtetit të Brazilit, ai nuk do të lejohet të largohet nga klubi derisa të mbushë 18 vjet.

Edhe Evertoni tashmë ka ndjekur për së afërmi lojtarin dhe potencialisht mund të ofrojnë një marrëveshje më të shpejtë për lojtarin përpara se të arrijë në Anfield ose Eithad.

Gjithashtu Barcelona është një tjetër klub që ka filluar të shikojë nga afër mesfushorin sulmues, poashtu AC Milan dhe Borussia Dortmund janë klubet tjera që janë të interesuar.

Ndryshe, lojtari në katër paraqitje e para për klubin ka shënuar tri gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version