Serge Gnabry është një emër tronditës në radarin e transferimeve të të dy klubeve të Mançesterit, Cityt dhe Unitedit.
Gnabry ka refuzuar një kontratë të re me Bayern Munichun me vlerë pak më shumë se 200 mijë funte në javë.
Bayerni dëshiron të mbajë ish-sulmuesin e Arsenalit , i cili ka vetëm 12 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale. Por, kampionët gjermanë do të jenë të hapur për shitje nëse nuk arrijnë një marrëveshje.
Dhe nëse Gnabry, 26 vjeç, nuk tregon asnjë shenjë të rinovimit të kontratës, Bayerni do të ishte i përgatitur të arkëtonte për rreth 35 milionë funte, pasi është shansi i tyre i fundit për të kërkuar një tarifë të mirë.
Sipas The Sun, ofertat për yllin gjerman nuk mungojnë dhe ai tashmë ka përfunduar në radarin e Cityt dhe Unitedit.
Sulmuesi gjerman do të ngjitet në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Cityt, Pep Guardiola, nëse Raheem Sterling largohet nga kampionët e Ligës Premier këtë verë.
Aftësia e Gnabryt të shpejtë për të luajtur në të dy krahët si dhe në mes, e bën atë opsionin e përsosur nëse Guardiola përfundon në nevojë për një tjetër sulmues.
Në anën tjetër, me misionin e rindërtimit të trajnerit të ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag, trajneri holandez ka etiketuar Gnabryn si njërin nga përforcimet.
Për lojtarin interesim thuhet se ka shprehur edhe ish-skuadra e tij Arsenali. /Telegrafi/