Sead Kolasinac është pranë largimit nga Bundesliga gjermane.
Mbrojtësi i majtë i Schalke 04 është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e madhe gjermane.
23-vjeçari nuk ka pranuar rinovimin dhe kështu ai do të largohet nga bardh e kaltërtit në janar.
Manchester City dhe Roma janë dy skuadrat që po luftojnë me njëra tjetrën për t’i fituar shërbimet e boshnjakit.
Në janar ai pritet të largohet nga Schalke për një shumë prej pesë milionë euro.
Gjithsesi në garë për të është edhe skuadra tjetër angleze Liverpool.
Tani i mbetet klubeve se cila do t’i ofrojë kushte më të mira personale atij për ta transferuar. /Telegrafi/