Site icon Telegrafi

City dhe PSG në garë për Ndombelen

Mesfushori i Lyonit, Tanguy Ndombele i ka futur në ‘luftë’ dy klubet e pasura evropiane, Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germain.

Ndombele po tregon formë të lartë këtë sezon dhe ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, City po përballet me konkurrencë nga PSG për nënshkrimin e mesfushorit të Lyonit.

Lexo po ashtu Guardiola konfirmon se City po shikon tre apo katër futbollistë të rinj për t'i transferuar në verë

City është në kërkim për një zëvendësues të Fernandinhos dhe ka identifikuar talentin francez si një kandidat të mundshëm, por PSG janë të gatshëm t’ia rrëmbejnë objektivin.

Tanguy Ndombele (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ndombele ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat për Lyonin këtë sezon duke ndihmuar ekipin drejt vendin të dytë në Ligue 1 dhe janë në gjysmëfinale të Coupe de France.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version