Site icon Telegrafi

City dhe Liverpool pas sensacionit evropian Kvaratskhelias

Kvicha Kvaratskhelia është sensacion i këtij sezoni, jo vetëm në Serie A, por në gjithë Evropën.

Sulmuesi anësorë iu bashkua Napolit nga skuadra gjeorgjiane Dinamo Tibilisi dhe ka shkëlqyer qysh në start të këtij sezoni.

Në 14 ndeshjet e para mes kampionatit italian dhe Ligës së Kampionëve, Kvara ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Calciomercato ka raportuar tani se dy gjigantët nga Anglia, Liverpool dhe Manchester City kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit këmbëshpejtë.

21-vjeçari ka marrë nofkën ‘Kvaradona’, nga tifozët e Napolit pasi loja e tij ngjason me legjendën e napolitanëve Diego Armando Maradona.

Megjithatë duket e vështirë që Napoli ta lejoj largimin e yllit të ekipit, pasi synon ta mbajë edhe më gjatë në mënyrë që edhe vlera e tij të rritet.

Megjithatë dy skuadrat angleze pritet të dalin në afatin kalimtar të janarit me oferta duke u munduar ta tundojnë Napolin për sulmuesin gjeorgjian.

Napoli është lider aktual në Serie A dhe krejt kjo falë formës së shkëlqyer që ka shfaqur Kvara. /Telegrafi/

Exit mobile version