Site icon Telegrafi

City dhe Arsenal arrijnë marrëveshje për transferimin e Zinchenkos në Londër

Oleksandr Zinchenko pritet të jetë i larguari i radhës nga kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City.

Mbrojtësi i majtë ukrainas nuk ka pasur hapësirat e duhura dhe dëshiron që të luaj më shumë, duke marrë vendimin për tu larguar.

25-vjeçari sezonin e fundit ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat ku ka asistuar edhe në pesë gola.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se dy gjigantët anglez sapo kanë arritur marrëveshje për transferimin e Zinchenkos në Londër.

“Arsenali dhe Manchester City tani kanë arritur marrëveshje verbale në parim për Oleksandr Zinchenko për një shumë prej 30 milionë funteve (35 milionë euro)”, ka shkruar Romano.

“Gjithsesi kushtet personale ende janë duke u diskutuar si paga ashtu edhe kohëzgjatja e kontratës para zyrtarizimit”, ka shtuar tutje Fabrizio Romano.

Arsenali aktualisht ka dy mbrojtës të majtë si Kieran Tierney i cili po ka probleme të mëdha me lëndime dhe Nuno Tavares që pritet të largohet këtë verë.

Për anësorin ukrainas interesim ka shprehur edhe Evertoni, por që oferta e Arsenalit në drejtim të Cityt ishte më e lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version