Manchester City janë bashkuar ndjekjes së sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette, për të cilin mendon të ofroj 40 milionë funte.
Sulmuesi i Lyonit do të shiten këtë verë dhe ‘Qytetarët’ janë të etur për të sjellë reprezentuesin francez në Etihad Stadium.
Arsenali kanë një interesim të gjatë në 25-vjeçarin e Lyonit, i cili në fundjavë arriti të shënoj golin e 30 në emrin e tij.
Edhe Atletico Madrid janë të gatshëm për të lëvizur nësë ata dështojnë në objektivin e tyre kryesor, Alexis Sanchezin e Arsenalit, i cili ende nuk ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës në Emirates.
Por, trajneri i Cityt, Pep Guardiola dëshiron për të shtuar fuqinë e golave dhe sulmit me Lacazetten për skuadrën e tij, si pjesë e planeve të tij të rindërtimin.
Oferta që skuadra angleze po mendon të ofroj për francezin mendohet të jetë 40 milionë funte. /Telegrafi/