Ndeshja e kthimit e Manchester City dhe Baselti në Etihad është pak a shumë vetëm një formalitet.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0-4 në të mirë të klubit anglez dhe që zviceranët të përmbysin rezultatin i duhet më shumë se një mrekulli.
Basel Boost! #cityvfcb pic.twitter.com/fckBgcmXj5
— Manchester City (@ManCity) March 6, 2018
Me shumë mundësi skuadra e Pep Guardiolas do të fitojë edhe ndeshjen e dytë, edhe pse do t’i pushojë disa nga lojtarët kryesor.
Sergio Aguero këtë sfidë pritet ta shikojë nga banka rezervë, kurse nga minuta e parë pritet të luajë Phil Foden, më poshtë keni formacionet e mundshme:
Man City (4-3-3): Bravo; Danilo, Stones, Laporte, Zinchenko; De Bruyne, Gundogan, Foden; B. Silva, Jesus, Sane.
Basel (3-4-1-2): Vaclik; Lacroix, Suchy, Riveros; Lang, Zuffi, Serey Dié, Petretta; Stocker; Elyounoussi; Oberlin.
Taulant Xhaka nuk do të luajë në këtë takim për shkak të skualifikmit nga kartonët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YeawDq9g3ik