Telegrafi

City barazon sërish, tani me WBA-në

Foto: Man City/Twitter

Manchester City ka barazuar 1-1 në shtëpi me West Bromin në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.

Citizens kaluan në epërsi pas vetëm gjysmë ore në Etihad, me golin e realizuar nga Ilkay Gundogan, derisa Raheem Sterling ishte në rolin e asistuesit.

Mirëpo, mysafirët filluan të bënin lojën e tyre dhe i barazuan shifrat në 1-1, fal auto-golit nga Ruben Dias (43′).

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të lartë nga Citizens, mirëpo strategjitë e Pep Guardiolës nuk funksiononin.

WBA e kuptoi që ishte duke shkuar takimi drejt fundit dhe qëllimi i tyre ishte që të marrin së paku një pikë.

Mysafirët ia dolën që të mbrohen mirë deri në fund edhe pse Citizens ishte me të gjitha forcat në sulm.

Pas javës së 13-të, Manchester City është në vendin e gjashtë me 20 pikë, derisa në xhiron e 14-të do të takohet me Southamptonin. /Telegrafi/