Telegrafi

City me barazim ndaj Shakhtarit zë vendin e parë në Grupin C, i cili është hapur për skuadrat tjera

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester City ka barazuar (1-1) kundër Shakhtar Donetskut në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Etihad Stadium.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë të takimit me një gol të realizuar nga lkay Gundogan (56′).

Mirëpo, Manor Solomon e barazoi rezultatin (69′) dhe deri në fund të sfidës nuk u shënuan gola ta tjerë, ashtu që skuadrat e morën nga një pikë.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Ekipi i Pep Guardiolas është lider në Grupin C me 11 pikë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë në këtë grup.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atalanta e ka mposhtur Dinamo Zagrebin me rezultat 2-0. Luis Muriel nga penalltia (27′) dhe Alejandro Gomez nga loja e hapur (47′) i shënuan golat për skuadrën italiane.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, (krahas Manchester Cityt të kualifikuar) në garë për të vazhduar në fazën e eliminimit direkt janë që të tria këto skuadra. Ndërsa në xhiron e fundit takohen Shakhtar Donetsk Atalanta dhe Dinamo Zagreb – Manchester City. /Telegrafi/