Telegrafi

City arkëton tri pikë të reja ndaj Watfordit

Leroy Sane, Manchester City, Watford (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Me rezultat 2-1, Manchester City ka fituar si mysafir i Watfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligën Premier.

Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, skuadra vizitore e zhbllokoi rezultatin me golin e Leroy Sane (40′) dhe shkoi në pushim me epërsi.

Leroy Sane e shënoi golin e parë (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Pak minuta brenda gjysmës së dytë (51′), Riyad Mahrez e shënoi edhe golin e dytë për Cityn.

Vendasit arritën të shënonin vetëm një herë deri në fund të ndeshjes, ndërsa realizues ishte Abdoulaye Doucoure (85′).

Mahrez e dyfishoi epërsinë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Manchester City forcon kreun e tabelës me 41 pikë, pesë më shumë se Liverpooli (që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje).

Watfordi është në vend të 11-të në tabelë me 20 pikë të arkëtuara pas 15 xhirosh.

Në ndeshjen e radhës,City zhvillon derbin ndaj Chelseat, derisa Watfordi luan në shtëpi të Evertonit. /Telegrafi/