Me rezultat 2-1, Manchester City ka fituar si mysafir i Watfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Ligën Premier.
Kur po afrohej fundi i pjesës së parë, skuadra vizitore e zhbllokoi rezultatin me golin e Leroy Sane (40′) dhe shkoi në pushim me epërsi.
Pak minuta brenda gjysmës së dytë (51′), Riyad Mahrez e shënoi edhe golin e dytë për Cityn.
Vendasit arritën të shënonin vetëm një herë deri në fund të ndeshjes, ndërsa realizues ishte Abdoulaye Doucoure (85′).
Me këtë fitore, Manchester City forcon kreun e tabelës me 41 pikë, pesë më shumë se Liverpooli (që nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje).
Watfordi është në vend të 11-të në tabelë me 20 pikë të arkëtuara pas 15 xhirosh.
Në ndeshjen e radhës,City zhvillon derbin ndaj Chelseat, derisa Watfordi luan në shtëpi të Evertonit. /Telegrafi/