Site icon Telegrafi

City, 50 milionë euro për Laporten

Laporte i Athletic Bilbaos

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i vendosur për ta blerë Aymerick Laporte e Athletic Bilbaos.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me transferimin në “Etihad Stadium”, dhe sipas mediave angleze, tashmë City ka përgatitur super ofertën në vlerë 50 milionë euro për Laporte-n e baskëve.

Laporte në sezonin që lamë pas, ka treguar formë të lartë dhe falë performancës së tij, tashmë ai kërkohet nga disa klube evropiane përfshirë edhe gjigantin anglez, Manchester Cityn.

Guardiola e do më çdo kusht në skuadër spanjollin, dhe thuhet se transferimi i lojtarit në ishull, mund të ndodh shumë shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version