Prodhuesi francez, Citroen, i ka publikuar fotografitë e para edhe të një tjetër koncept-modeli, të cilin planifikon ta paraqesë në panairin e automjeteve në Paris.
Më konkretisht, është fjala për C1 Urban Ride që është e frymëzuar nga automjetet ‘crossover’.
Ende nuk është marrë vendimi se a do të dalë në treg kjo veturë, ndërsa thuhet se edhe vizitorët e panairit do ta kenë mundësinë të votojnë nëse duan ta shohin në rrugë projektin e ri.
Informacionet më konkrete do të jepen në premierën që është caktuar më 2 tetor, kur Citroeni do të prezantojë edhe konceptin C4 Cactus Airflow 2L. /Telegrafi/