Site icon Telegrafi

Citroen me automjet që shpenzon 2 l në 100 km (Foto)

Bazuar në paralajmërimet e fundit, në panairin e automjeteve në Paris pritet të dominojnë veturat vendore – Renault, Peugeot e Citroen, kur është fjala për anën ekonomike.

Pas Peugeot dhe Renault, tash edhe Citroen ka paralajmëruar ‘C4 Cactus Airflow 2L Concept’ që shfrytëzon thuajse të njëjtin motor të Peugeot 208 Airflow 2L – pra motor me benzinë 1.2 l me tre cilindra, që prodhon 82 kalëfuqi, të lidhur me sistem hidraulik me ajër të kompresuar dhe marsh automatik.

E veçanta e kësaj veture është se peshon vetëm 865 kilogramë dhe aerodinamika është përmirësuar për 20 për qind.

Cactus në shikim të parë duket si automjet futuristik, mirëpo është një koncept real, të cilin në të ardhmen do ta shohim në komunikacion. /Telegrafi/

Exit mobile version