Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së ka reaguar për njoftimin e KEDS-it, për reduktim të energjisë elektrike.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dikush duhet të jap përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.
Sipas saj, sigurimi i energjisë elektrike është çështje e sigurisë kombëtare, e jo siç u shpreh ajo “luftërat imagjinare në kokën e kryeministrit”.
“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit.
Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarësinë energjetike të Kosovës.
Sigurimi i energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Këto janë betejat e vërteta, e jo luftërat imagjinare në kokën e Kryeministrit”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/