Telegrafi

Çitaku: Serbia u kërkoi serbëve që ta refuzojnë regjistrimin e popullsisë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka bërë thirrje, madje edhe fushatë që serbët e Kosovës të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se është e vërtet që disa serb pas luftës kanë ikur pasluftës në Kosovë, siç kanë ikur nga Kroacia dhe vendet tjera ku kishte luftë, por nuk është reale të flitet për ikjen e serbëve me numra, duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë serbe, kjo pasi Qeveria e Serbisë i ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në regjistrim të popullsisë.

“Numrat e votimit të serbëve në Kosovë dhe regjistrimi i serbëve në vendin tonë nuk përputhen”, ka thënë ajo.