Ambasadorja Vlora Çitaku ka konfirmuar se është zyrtare që do të largohet nga misioni i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka shkruar se ishte nder i jetës saj prezantimi i Kosovës në SHBA.
Ajo më tej ka falënderuar institucionet e Kosovës për besimin që i kanë dhënë përgjatë këtyre viteve.
Çitaku ka shkruar se ishte poashtu privilegj i saj që ishte në gjendje të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA.
“Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe. Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA. Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj. Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe presidenti Hashim Thaçi më 2 tetor 2020 ka nënshkruar dekretin për largimin e Çitakut nga misioni i saj si ambasadore në SHBA. /Telegrafi/
It is official 😊
After over five years in Washington DC, the time has come for me to go back home.
Representing #Kosovo in the #UnitedStates has been the honor of my life.
I want to thank the institutions of the Republic of Kosovo for the trust placed in me during this time.
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) October 7, 2020