Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me raportin e Freedom House, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si figurë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Çitaku përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky konstatim i Freedom House është i pasaktë, duke shtuar se Thaçi tash e gati dy vite po mbahet padrejtësisht në Hagë.
“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar”, ka shkruar Çitaku.
Ajo shton se këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake.
Postimi i plotë i saj:
Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.
Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri.
Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë. Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar.
Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake.
Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqpërdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim.
E kam vizituar ish Presidentin në Hagë. Së fundi dje. Ai dhe bashkëluftëtarët e tij e kanë para vetës një betejë të rëndësishme për historinë e luftës sonë çlirimtare.
Sigurisht, edhe nga burgu, i gëzohen çdo suksesi të Kosovës, por as përpjekjen më të vogël nuk e bëjnë për të pasur çfarëdo lloj ndikimi politik. /Telegrafi/