Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se Qendra ruso-serbe në Nish të Serbisë është gjithçka, përveç humanitare.
Kjo deklaratë e Çitakut ka ardhur si kundër reagim ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që ka deklaruar se Qeveria serbe do të vendosë për garantimin e statusit diplomatik të “Qendrës Humanitare ruso-serbe” në bashkërendim me interesat e shtetit të saj, transmeton Klan Kosova.
“The Serbian government will decide on granting diplomatic status to the “Russian-Serbian Humanitarian Center “in Nis personnel in accordance with the country's interests.” Says Serbian PM.
Now, that center is everything but humanitarian.
https://t.co/aF0vwaaulr— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) January 9, 2018
Qendra ruso-serbe thuhet se është qendër e spiunazhit që përdoret nga Rusia.