Telegrafi

Çitaku për deklarimin e Gjuriqit për Kosovën: Një parodi e turpshme

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj një video të prodhuar nga Qeveria e Serbisë, në të cilën flet drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Në këtë video të titulluar “Historia e vërtetë e Kosovës”, Gjuriq e prezanton Kosovën si një shtet të dështuar, kurse UÇK-në e quan organizatë kriminale.
Ambasadorja Çitaku të gjitha këto fakte i ka quajtur gënjeshtra.

“Meqenëse është e pasdite e së dielës, dhe ndodhi që të kisha kohë të lirë, dëgjova parodinë më të fundit të prodhuar nga Qeveria e Serbisë për Kosovën. Faktet janë tërësisht të gabuara. Një përpjekje e dëshpëruar për ta rishkruar historinë. E turpshme për një vend që synon të jetë anëtare e BE-së”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/