Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku mbledhjet e Këshillit të Sigurimit për Kosovës i ka quajtur seancë koti.
Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është e neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet.
“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, shkruan Çitaku.
Ndryshe, sonte do të mbahet seanca e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin tre mujor të punës së misionit të UNMIK-ut në Kosovë. /Telegrafi/