Site icon Telegrafi

Çitaku: Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se asnjëherë në Kongresin Amerikan nuk ka pasur më shumë emocione sesa sot kur foli Vasfije Krasniqi-Goodman.

Çitaku në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sot në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja.

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.
Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar në Facebook, Vlora Çitaku./Telegrafi/

Exit mobile version