Site icon Telegrafi

Çitaku: Jemi të bekuar me relacionin e veçantë që kemi me SHBA-në

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se komuniteti shqiptar në SHBA ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në Amerikë.

Në një intervistë në Ora Shtatë në Klan Kosova, Çitaku ka thënë është një barrë e rëndë të jesh ambasadore e një vendi të vogël në një vend të madh siç është Amerika.

“Kemi një komunitet shqiptar jashtëzakonisht aktiv dhe të suksesshëm. Bile shqiptarët edhe kur ka ndodhur lufta kanë dhënë edhe jetën e tyre. Kemi rastin e vëllezërve Bytyqi që kanë ardhë nga Amerika për të luftuar në Kosovë”.

Çitaku ka theksuar se shqiptarët në Amerikë mbajnë pozita të rëndësishme.

“Vetëm në zgjedhjet lokale i kemi 6 shqiptarë që kanë fituar atje. Ne duhet ta mirëmbajmë këtë miqësi në vazhdimësi. Liria dhe pavarësia jonë është produkt i rezistencës tonë por do ishte e vështirë të arrihet pa miq. Kemi pas fat që jemi në relacione të shkëlqyera me SHBA por ky relacion duhet të të kultivohet”.

 

 

Exit mobile version