Djibril Cisse është kthyer nga pensionimi për të nënshkruar një kontratë afatshkurtër me klubin zviceran, Yverdon Sport.
35-vjeçari nuk ka luajtur futboll që nga viti 2015, ndërsa në muajin shkurt u pensionua për të ndjekur një karrierë si DJ dhe producent muzike.
Megjithatë, pas promovimit në 1. Liga Promotion (liga e tretë zvicerane), Yverdon Sport është duke bërë përforcime dhe Cisse e ka pranuar ofertën.
Francezi, i cili ka luajtur për shumë klube të njohura, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin e ri dhe për një kohë do ta lë pezull karrierën e tij muzikore.
Karriera e Cisse:
1998–2004: Auxerre
2004–2007: Liverpool
2006–2007: Marseille (huazim)
2007–2009: Marseille
2008–2009: Sunderland (huazim)
2009–2011: Panathinaikos
2011–2012: Lazio
2012–2013: Queens Park Rangers
2013: Al-Gharafa (huazim)
2013: Kuban Krasnodar
2014–2015: Bastia
2015: Saint-Pierroise
2017-: Yverdon Sport
Cisse e ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe ka qenë dy herë fitues i këpucës së artë në Francë dhe Greqi, ndërsa për gjashtë vite ka luajtur në Angli. /Telegrafi/