Doktor Fahredin Veselaj në podcastin e radhës “Shëndeti në rend të parë” ka folur për cirkumcizionin (synetin) te djemtë.
Veselaj theksoi se ‘syneti’ për qëllime shëndetësore bëhet në çdo moshë.
“Megjithatë, mosha më e mirë për syneti është viti i parë… qoftë për shkaqe mjekësore, infeksioneve urinare, qoftë edhe për çështje rutine, praktike… është mosha më e mirë sepse deri në moshën njëvjeçare aftësia e shërimit është e madhe”, tha ai.
Sipas tij, arsye tjetër është se fëmija është në kujdesin e madh të nënës, është ende në pelenë, pastaj sipas tij është edhe çështja e aspektit psikologjik.
“… Nuk ka traumë psikologjike… Mosha deri në një vit është më e mirë, kjo mosha 5 muajsh, 9 muajsh është ndër moshat ideale”, tha ai.
@telegrafi Cirkumcizioni (syneti) i djemve, doktor Fahredin Veselaj tregon cila është mosha që rekomandohet e cila jo 👨🏻⚕️ #Telegrafi #Kosova #FahredinVeselaj #ShëndetiNëRendTëParë ♬ original sound – Telegrafi.com
Veselaj tregoi edhe cila është mosha që nuk rekomandohet për syneti.
Pjesën e plotë ku Veselaj flet për cirkumcizionin mund ta shikoni nga minuta 53:22. /Telegrafi/