Site icon Telegrafi

Cimili: Situata në Mitrovicë është e qetë, qytetarët të mos bien pre e provokimeve (Video)

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili në një deklaratë për Telegrafin theksoi se aktualisht situata është e qetë, ndërsa kërkoi nga qytetarët të përmbahen dhe të mos bien pre e provokimeve.

Ai tha se deri më tani nuk ka pasur probleme apo ndonjë incident.

“Në ora 6:00 ka filluar të dëgjohet sirena dhe nuk është ndërprerë deri në orën 07:00. Deri më tani nuk ka probleme, ose ndonjë incident”, tha ai.

Sipas tij, aktualisht situata është e qetë, ndërsa tha se është paralajmëruar një protestë nga banorët serbë tek të cilët apeloi të jenë të përmbajtur dhe të mos provokojnë komunitetet tjera.

“Thërras edhe qytetarët shqiptarë të jenë të qetë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe iu them të mos bien pre e provokimeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version