Telegrafi

Cillessenit i bëhet garda e nderit për Kupën e Mbretit, trofeun që e humbi me Barcelonën

Jasper Cillessen i dha fund aventurës te Barcelona, pasi në këtë verë u transferua te Valencia.

Portieri holandez u largua nga kampioni i La Liga-së për shumën e 35 milionë eurove në drejtim të “Los Ches”, derisa nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Cillessen në kohë sa qëndroi në Camp Nou, nuk kishte shumë hapësirë, pasi zgjedhja e parë e Blaugranasëve ishte Marc-Andre ter Stegen.

Në total ai zhvilloi 32 paraqitje për Barcelonën, derisa më shumë paraqitje kishte bërë në Kupën e Mbretit.

Holandezi kishte bërë 11 paraqitje në sezonin e fundit të tij për katalunasit, me shtatë prej tyre që erdhën nga trofeu i dytë më i rëndësishëm në Spanjë.

Portieri e ndihmoi Barcelonën që të kualifikohej në finale, mirëpo ata humbën 2-1 ndaj Valencias, për ta humbur kështu trofeun nga duart.

Valencia zhvilloi përballjen e parë të shtunën e fundjavës së kaluar në sezonin 2019/20 dhe atyre u bë garda e nderit nga Real Sociedadi.

Ky ishte një moment i sikletshëm për Cillessenin, pasi holandezi ishte në portë gjatë finales së zhvilluar në sezonin e kaluar, e që u prit si fitues, derisa ishte një humbës. /Telegrafi/