Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka realizuar fotosesionin e saj më të ri.
Në këtë set fotografik të realizuar nga fotografi Juxhin Kurti, Çili vie tejet seksi duke shfaqur format e saj trupore, transmeton Telegrafi.
Ajo që bie në sy në këto fotografi është gjoksi i këngëtares, i cili duket shumë më i vogël se që jemi mësuar ta shohim.
Duke u nisur nga deklaratat e fundit të saj, se është gati për të zvogëluar gjoksin, duket se këngëtarja ka bërë një ndërhyrje në një kohë kur koleget e saj luftojnë për një gjoks sa më të madh.
Në aspektin muzikor, artistja ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim. /Telegrafi/