Telegrafi

Çiljeta zbulon se çfarë do të bënte me 100 mijë euro: Kam një detyrim ndaj djalit, pasi i shpenzova kursimet për kurimin e mamit

Foto: Screenshot/YouTube

Çiljeta Xhilaga duket se po e shijon në masë të madhe qëndrimin e saj në Ferma VIP.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka lënë anash të gjitha angazhimet për t’u bërë pjesë e këtij spektakli.

Së fundmit, ndjekësit, në pyetjet e dërguara kërkonin të dinin përgjigjen e fermerëve se çfarë do të bënin nëse do të fitonin 100 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

Xhilaga tha: “Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babai i vetë, çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmurë dhe u shpenzuan të gjitha”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çiljeta Xhilaga

Ajo tutje shtoi: “Kështu që kam një detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja shqiptare ka një djalë nga një romancë e mëparshme.

E njëjta tani po shijon një lidhje me partnerin e Partizanit, Alban Hoxhën. /Telegrafi/