Telegrafi

Çiljeta Xhilaga pranon një ndërhyrje tjetër që ka kryer në trup

Foto: Çiljeta Xhilaga/Instagram

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, zgjodhi rrjetin social Instagram së fundmi, për të treguar një nga ndërhyrjet në trupin e saj.

Ajo tregoi haptazi se i është nënshtruar liposkulpturës, pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Fernandos.

Lexo po ashtu Të gjithas lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja gjithashtu ka publikuar një video, përmes së cilës ka treguar më gjegjësisht mënyrën se si i është nënshtruar një ndërhyrje të tillë.

Për më tepër, ajo shkruan në mbishkrimin e videos se pas lindjes, si çdo femër tjetër ishte përpjekur të ndjehej sa më komode me trupin e saj.

Përveç kësaj, vite më parë Çiljeta edhe kishte zvogëluar gjoksin, me çka kishte arritur një tjetër vijë trupore. /Telegrafi/