Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, zgjodhi rrjetin social Instagram së fundmi, për të treguar një nga ndërhyrjet në trupin e saj.
Ajo tregoi haptazi se i është nënshtruar liposkulpturës, pas ardhjes në jetë të djalit të saj, Fernandos.
Këngëtarja gjithashtu ka publikuar një video, përmes së cilës ka treguar më gjegjësisht mënyrën se si i është nënshtruar një ndërhyrje të tillë.
Për më tepër, ajo shkruan në mbishkrimin e videos se pas lindjes, si çdo femër tjetër ishte përpjekur të ndjehej sa më komode me trupin e saj.
Përveç kësaj, vite më parë Çiljeta edhe kishte zvogëluar gjoksin, me çka kishte arritur një tjetër vijë trupore. /Telegrafi/