Një foto e publikuar në rrjetet sociale nga Stresi ka ngjallur një rrëmujë të vërtetë mediatike gjatë ditëve të fundit.
Në foton në fjalë, reperi shihet me një kukull bebe, në ngjyrën e lëkurës së zezë, ndërsa përkrah saj ka shkruar: “Ju prezantoj djalin tim Zorra, i ka ngjarë mamit”.
Menjëherë pas publikimit të fotos kanë vërshuar komentet, të cilat kanë bërë krahasimin mes kukullës dhe djalit të Çiljeta Xhilagës, Fernando. Shumë nga fansat e kanë interpretuar statusin e Stresit si një ironizim ndaj Çiljetës, me të cilën supozohej se reperi ka nisur një armiqësi për shkak të bashkëpunimit të saj me rivalin Noizy. Por Çiljeta, ka thënë për “Bluetooth” se është ndjerë e sulmuar. “Nuk e ka për mua atë foto. Nuk ndjehem e ofenduar, sepse jam e sigurt që nuk më ironizon mua. Nuk më intereson të merrem me gjëra të tilla dhe nuk jam prekur aspak, sepse jam e sigurt që nuk është sulm që më drejtohet mua”.
Për të ju kundërpërgjigjur këtyre thashethemeve, Stresi ka shfrytëzuar ditëlindjen e këngëtarit Flori Mumajesi, duke publikuar një fotografi ku e pranishme duke festuar shihet edhe Çiljeta.
Siç dihet tashmë, Çili është pjesë e OTR dhe sapo ka publikuar edhe klipin “Gangsta Love” në bashkëpunim me Noizy-n kundërshtarin e Stresit. /Telegrafi/