Çiljeta Xhilaga është në përgatitje të projektit të ri muzikor, të cilin do ta sjellë së shpejti.
Këngëtarja është duke bashkëpunuar me Alar Band për realizimin e këngës së re.
Njëherësh, është duke u përgatitur edhe videoklipi që do të jetë shumë veror.
Ka kohë që këngëtarja dhe grupi e kanë paralajmëruar këngën e re përmes rrjeteve sociale.
Ata kanë publikuar video nga prapaskenat e xhirimeve, si edhe fotografi nga përgatitja e klipit.
Kënga mban titullin “Bonbone” dhe do të lansohet së shpejti, ka bërë të ditur Çiljeta.
Për anën vizuale është angazhuar produksioni ProVideo Albania, ndërsa klipi tashmë është xhiruar. /Telegrafi/